Lajme

Zbardhen mesazhet/ Biznesmeni Marin Gjonaj në dosjen e SPAK! Shatku: Na ka hequr fishën! Monika Kryemadhit: Ua, u bë by**a e Marinit, e tmerrshme!

Një ndër akuzat kryesore që ngrihen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është ndikimi i paligjshëm për të futur në treg kompaninë UNIFI përmes “kushos” Adrian Shatkut.

Në dosjen që e SPAK është dëshmia e Marin Gjonajt të “Info Telecom”, i cili disa vite më parë ofronte shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare për një kompani telefonike duke mundësuar ndërkohë edhe aksesin e kompanisë UNIFI me rrjetin e kësaj kompanie.

Gjonaj ka një rol kyç në këtë raport te UNIFI me kompaninë telefonike pasi sipas mesazheve të Shatkut dhe Kryemadhit, ‘Info Telecom” ishte kompania që bëntë lidhjen teknike.

Nga dëshmia e dhënë prej tij, Marin Gjonaj nuk mban asnjë përgjegjësi në këtë marrëdhenie “UNIFI-Info dhe kompanitë telefonike, nga e cila dyshohet se përfitonte çifti Meta-Kryemadhi.

Marin Gjonaj sipas dosjes së SPAK shprehet se lidhjet me kompanitë vendase i mbante Anisa Skëndaj duke shmangur përgjegjësinë nga vetja duke theksuar se ajo mbante kontratat dhe financat.

Në një komunikim mes Monika Kryemadhit dhe “kushos” biznesmen Adrian Shatku, ky i fundit e informon deputeten e PL-së, se Marin Gjonaj i ka hequr fishën.

Ndër kohë Kryemadhi me tone të ashpra i përgjigjet se: “E tmerrshme, ti heqim licensën, wa wa, u bë bytha Marinit, e tmerrshme”.

Ndërkohë, në komunikimet e zbardhura nga SPAK, rezulton se Monika Kryemadhi dhe Adrian Shatku flasin pikërisht për Marin Gjonajn, shërbimet e tij dhe rolin që kishte kompania Info Telecom në lidhjen teknike të UNIFI me një kompani telefonike për tranzitimin ndërkombëtar të thirrjeve.

Çfarë është tranzitimi i thirrjeve ndërkombëtare?

Interkonjeksioni është lidhja e dy rrjeteve telefonike, fikse ose celulare, në mënyrë që thirrjet të kalojnë nga një rrjet te tjetri.

Këto dy rrjete, duke qenë se nuk kanë lidhje direkte, duhet të kontraktojnë një palë ndërmjetëse, e quajtur operator tranzitues, që të marrë thirrjet nga një rrjet dhe t’i transmetojë te rrjeti tjetër. Pra, operatori tranzitues duhet të ketë marrëveshje tranzitimi me dy kompani njëkohësisht. (Voxnews)

/Shqip.com