Rozë Ndërkombëtar

Zayn Malik me letër drejtuar kryeministrit të Britanisë, ja çfarë i kërkoi

Ish-ylli i “One Direction”, Zayn Malik i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit britanik Rishi Sunak.

Ai përmes letrës i kërkoi kryeministrit që të ofrojë ushqime shkollore falas për të gjithë fëmijët, familjet e të cilëve janë me ndihma sociale.

Letra detajon përvojën e këngëtarit në qytetin Bradford dhe shpjegon se ai ishte një nga fëmijët e shumtë që mbështetej në dreka falas në shkollë.

Si rezultat, Malik i di vështirësitë që rrethojnë pasigurinë ushqimore dhe stigmën që rrethon bisedën.

Që kur u bë baba  së bashku me ish-partneren Gigi Hadid, ai është angazhuar të përdorë platformën e tij për të adresuar këtë çështje.

“Shpresoj që qeveria të bëjë atë që është e drejtë dhe të bëjë ndryshimet që duhen. Prindërit tashmë po bëjnë gjithçka që munden, por mbështetja e qeverisë është dëshpërimisht e nevojshme. Asnjë prind nuk duhet të marrë vendime të pamundura si blerja e ushqimit, ndezja e ngrohjes apo borxhi”, thuhet në letër.

Malik e ndau letrën në Instagram së bashku me një mbishkrim ku shkruhej “Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë traumën dhe stigmën e urisë dhe varfërisë. Ne duam që çdo fëmijë të rritet i shëndetshëm për të bërë një jetë produktive.

/Shqip.com