Rozë

Zarf i zi në BBV për Olta Gixharin, çfarë e pret aktoren

Produksioni është duke vazhduar që t’i dënojë banorët që janë duke shkelur rregullat e formatit.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe sot gjatë ditës duke e dërguar një zarf të zi.

Në monitorin që banorët kishin përball është shfaqur një video me të gjitha akuzat që Olta ka bërë brenda shtëpisë për produksionin.

“Po për mua është, se vetëm unë isha në të gjithë videon”, thotë aktorja teksa fliste me Qetsorin.

Pas kësaj, është lexuar edhe zarfi nga Kejsi, ku thuhet se ky është paralajmërimi i fundit.

Se çfarë dënimi do të marrë ajo, pritet të kuptohet sonte në prime.

/Shqip.com