Zarf i zi në ‘BBV’, ky është banori që do ta lë menjëherë shtëpinë
Publikuar:
(08.11.2021 13:49:41)

Dita e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka filluar me një ardhjen e zarfit të zi.
Këtë herë njoftimi zyrtar i “Vëllait të Madh” është lexuar nga Semi, e cila ka komunikuar se aktori, Igli Zarka ka vendosur të lërë menjëherë lojën.
Shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalorë.

Raportohet se ai vuan nga apendisiti apo siç njihet “zorra qorre”.
Pas kësaj banorët kanë komentuar gjendjen e tij, ku disa nga ta u panë me lot në sy.
Tutje atyre i është thënë që t’ia bëjnë rrobat gati./SHQIP.com