Sport Shqiptar

Zalgiris – Ballkani: Dalin në shitje biletat dhe çmimet e tyre

Zalgiris - Ballkani

Kampioni i Kosovës takohet me ekipin e Zalgirisit nga Lituania në rrethin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ballkani dhe Zalgiris do të ballafaqohen me 5 korrik në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kurse, ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani.

Klubi baltik ka vënë në shitje biletat për ndeshjen e dytë që zhvillohet me 12 korrik.

Biletat për këtë ballafaqim kushtojnë nga 7 euro më e lira, deri në 49 euro më e shtrenjta (VIP).

Për t’u pajisur me biletë mund të klikoni këtu.

Nga ana tjetër, klubi suharekas nuk ka vënë akoma në shitje biletat për duelin e parë.

Përndryshe, kjo është hera e parë që “Xhebrailat” marrin pjesë në ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Shqip.com