Rozë

Zaimina Vasjari tregon se burri e do natën në shtëpi e jo të shkojë në koncerte

Zaimina Vasjari dukshëm është më pak aktive në skenën muzikore, e kjo për shkak të angazhimeve familjare si bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar.

Së fundmi, në emisionin “Goca dhe Gra” ka treguar që aq sa liberal është bashkëshorti i saj, aq është edhe tradicional në kuptimin që gruan e do në shtëpi gjatë pjesës më të madhe të kohës.about:blank

Këngëtarja ka treguar se nëse i rikthehet muzikës, do I rikthehej për pasion dhe jo për punë, pasi nuk mund të shkojë në koncerte sepse gjatë natës dëshiron të jetë e pranishme pranë fëmijëve dhe burrit të saj.

Zajmina Vasjari: Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar  dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa I përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im.

Përndryshe kënga e fundit e Zaiminës është ai me titull “Vetes” e lansuar para dy vitesh./Shqip.com