Lajme

Zafir Berisha dënohet me 600 euro gjobë për kansojen ndaj Shaqir Totajt

Ish-deputeti Zafir Berisha është dënuar me 600 euro gjobë pasi ka kanosur përmes telefonit kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn.

Siç ka raportuar Betimi për Drejtësi, aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Refki Piraj i cili fillimisht kishte dënuar Berishën me 6 muaj burgim pastaj e kishte zëvendësuar më shumën e parave.

Ish-deputeti Berisha ka deklaruar se pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 18 korrik 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj Berishës për veprën penale të “Kanosjes”.

Sipas aktakuzës, në Prizren i akuzuari Berisha me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare, ku përmes telefonit i dërgon sms të dëmtuarit Shaqir Totaj me përmbajtjen “Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “ kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Berisha tek i dëmtuari Totaj kishte dërguar sërish sms përmes telefonit më 24 qershor 2022 me përmbajtjen “me kan than qe je pis dhe i paftyr po skam besu sot ma vërtetove, ti po mendon qe me ke përdor si salvet një perdorimshe po dije pa ti q* r*** met ngre zhag neper Prizren nuk e prishi koalicionin si pot mesij mercenaret e vv dhe hajnat qe i ki i ke afër, dije këtë”.

Me këto veprime, sipas aktakuzës tek i dëmtuari Totaj ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e tij, me çka akuzohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”.

/Shqip.com