Zabërgja i bashkohet Dukagjinit
Publikuar:
(16.07.2022 15:11:24)

Dukagjini ka prezantuar përforcimin më të ri në afatin kalimtar të verës.
Bëhet fjala për mesfushorin e Vushtrrisë, Dior Zabërgja.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mesfushori qendror, me një përvojë të madhe në futbollin kosovarë ka arritur marrëveshje me skuadrën tonë. Diori sezonin e kaluar ishte pjesë e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
Ai së fundmi ka qenë pjesë e Vushtrrisë, por ka luajtur për skuadra të superligës së Kosovës si Arbëria dhe Gjilani.
Dukagjini gjatë këtij afati kalimtar ka transferuar edhe lojtarë si Mhill Grabanican e Egzon Qerimin./Shqip.com