Lajme

Yuri Kim flet për vizitën e Blinken: Do takohet me Ramën dhe Begajn, në Tiranë do qëndrojë 8 orë

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, aktualisht zv/ndihmës Sekretare e Shtetit për Europën dhe Azinë, Yuri Kim ka dhënë detaje nga vizita e pritshme e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri.

Detajet u dhane gjatë një bisede online me gazetarët shqiptarë dhe gjermanë, disa orë para nisjes së udhëtimit në drejtim të Europës.

Kim tha se Blinken do të qëndrojë në Tiranë rreth 8 orë.

Sipas saj, Sekretari i Shtetit do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj si dhe me 100 të rinj të programeve të SHBA në Shqipëri.

Ne do të nisemi nesër në një udhëtim me dy ndalesa. Ndalesa e parë Shqipëria ku ne do të fokusemi tek e ardhmja e Shqipërisë, e Ballkanit Perëndimor dhe vlen ta përmend se sekretari O’Brien ishte aty të fliste në Bosnje Hercegovinë. Pra për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës. Kjo vizitë vjen tek sa ne nisim 100 vjeçarin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

Vjen në një kohë kur ne duam të falenderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit. Ne duan të nënvizojmë bashkëpunim e shkëlqyer që ne kemi me Shqipërinë. Duam po ashtu t’i falenderojmë edhe për të qenurit mikpritësi kryesor i afganëve në nevojë teksa Shqipëria vijon traditën e mikpritjes të atyre të cilëve u rrezikohej jeta.

Do të jetë një skedulë e ngjeshur. Ne do të shkojmë atje për t’u takuar me presidentin Bajram Begaj. Takim me kryeministrin Edi Rama nga ku do të ketë bisedime bilaterale. E në fund një dalje për median. Sekretari Blinken do të ketë një takim të mrekullueshëm me të rinjtë, diçka më shumë se 100, të cilët kanë kanë kaluar përmes programeve tona.

Vendi këtij takimi do të jetë Piramida në Shqipëri vend siç mund ta dini ishte Koreja e Veriut e Europës dhe Piramida u ndërtua si mozeloum për diktatorin Enver Hoxha. Por qyteti Tiranës me ndihmën e Fondit Amerikan të Zhvillimit u bashkuan dhe e kthyen në një qendër inovacioni hapur disa muaj më parë”, deklaroi Yuri Kim.

Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë bëri të ditur se Blinken do të mbërrijë në Shqipëri të enjten rreth orës 11:00. Sipas saj, numri dy i shtetit amerikan do të qëndrojë në Tiranë deri në orën 7:00 ose 8:00 të mbrëmjes.

Dhe kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar më tej Kim.

/Shqip.com