Teknologji

YouTube Music transmeton tekstet e këngëve në kohë reale në Android dhe iOS

Youtube Music / Foto: BBC
Youtube Music / Foto: BBC

YouTube i është bashkuar kompanive tjera teknologjine në transmetimin e teksteve në kohë reale.

Deri më tani, tekstet kanë qenë të disponueshme në platformën e transmetimit të Google, por vetëm në mënyrë manuale.

Ajo që sjell përditësimi i ri është gjurmimi automatik në kohë reale për tekstet, ndërsa këngët janë duke u luajtur.

Gjurmimi i teksteve në kohë reale do të funksionojë në çdo këngë që tashmë ka tekste të ngarkuara në YouTube Music.
Tekstet aktuale do të theksohen dhe madhësia e tyre do të rritet brenda skedës Lyrics.

/Shqip.com