Sport Ndërkombëtar

Young e vazhdon rrugëtimin me Aston Villën

Ashley Young

Është 36 vjeçar, por nuk e ka ndërmend t’i var këpucët.

Ashley Young e ka vazhduar kontratën me Aston Villën edhe për një vit.

Ky lajm është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit.

Young zhvilloi 24 ndeshje në sezonën e kaluae, ndërsa regjistroi dy asistime.

Paraprakisht – ai ishte pjesë e Interit – skuadër me të cilën e fitoi Serien A.

Për veteranin e futbollit anglez kjo është periudha e dytë që po e kalon në “Villa Park”, sepse fanellën e kësaj skuadre e kishte djersitur edhe gjatë viteve 2007-11. /Shqip.com