Lajme

Ymeri: Disa deputetë të VV-së e kanë arsyetuar nepotizmin me profesionalizëm

Visar Ymeri

Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk është përgjegjës vetëm për veten e tij por edhe për Qeverinë dhe partinë e tij.

Sipas Ymerit, nuk mjafton që Kurti të thotë unë nuk punësoj familjarë të mi, por duhet që edhe anëtarët e partisë së tij të mos veprojnë ashtu.

Ymeri tha se disa deputetë e kanë arsyetuar nepotizmin me profesionalizëm.

“Kurtin e dëgjuam, kur tha asnjëri prej vëllezërve të tij, nuk e ka shkelë kurrë ndërtesën e qeverisë as prindërit nuk e kanë shkelë ndërtesën e qeverisë.

Këto i përdori si shembull që nuk e mbështet nepotizmin. Mirëpo kemi pas raste të njerëzve tjerë në LVV, që i kanë avancu edhe familjarët e vet, kemi pas deklarata të deputetëve që kanë thënë megjithatë po avancohen për shkak të profesionalizmit. Është arsyetuar nepotizmi me profesionalizëm”, tha Ymeri në Debat Plus.

Ymeri u shpreh se Kurti nuk po jep fare shpresë se do të qeverisë më ndryshe se të tjerët sa i përket çështjes së nepotizmit.

/Shqip.com