Lajme

Ymeri: Dialogu na ka bllokuar nga çfarëdo zhvillimi pozitiv, paqartësia rreth planit franko-gjerman

Visar Ymeri

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe tash Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visa Ymeri ka thënë se ka shumë paqartësi rreth planit franko-gjerman.

Sipas tij ky plan duhet të bëhet publik dhe nga ana tjetër Qeveria e Kosovës duhet të ketë një qëndrim lidhur me këtë.

Më tutje Ymeri thotë se dialogu po i merr shumë kohë dhe energji Kosova dhe e ka bllokuar nga çfarëdo zhvillimi pozitiv.

“Tash të gjithë e kanë pranuar njëzëri edhe BE edhe Qeveria kryeministri, presidentja. Ende nuk është publikuar versioni përfundimtar i tij, por disa versione të cilat po ngjasojnë njëra me tjetrën, por ne ende nuk e dimë se çka ka në atë plan dhe çfarë vërejtje ka dërguar Qeveria karshi atij plani”.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se propozimi franko-gjerman është dërguar në Beograd dhe në Prishtinë.

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë Prishtinën të hënën e ardhshme, për tu takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

/Shqip.com