Kulturë Kino

Yllka Gashi: Më bëhet zemra mal të shoh emrin tim në listën e “Variety”

Aktorja e filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi është renditur nga shtëpia e parashikimeve zyrtare për çmime të ndryshme ndërkombëtare, Variety, ka renditur në mesin e 15 aktoreve që do të përfshihen në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit BAFTA.

Kjo gjë ka bërë aktorën të ndihet krenare, mirënjohëse dhe falënderuese.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi është shprehur se është kënaqësi, të shoh emrin e saj të renditur në këto lista, dhe se për të është një nder i veçantë, edhe nëse mbetet parashikim medial.

“Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film.” ka shkruar Gashi.

Gashi, e ka konsideruar si fat të madh mundësinë që e ka pasur të portretizoj një grua të si zonja Fahrije Hoti, dhe të punoj me një regjisore sipas saj të mrekullueshme si Blerta Basholli.

Ajo thotë se për gjithë suksesin që kanë pasur janë shumë meritor i gjithë ekipi i filmit “Zgjoi”.