Kulturë Kino

Yllka Gashi: Filmi “Zgjoi” ka luajtur rolin e një diplomati kulturor në botë

Filmi kosovar “Zgjoi”, është në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscars”.

Aktorja Yllka Gashi, në një emision në T7,  ka deklaruar se filmi “Zgjoi” do të mbetet një film historik.

 “Filmi prej vitit të kaluar në Sundance, ka pasur suksese të mëdha, nëpër festivale të ndryshme në botë ku është, gjithashtu edhe kritikat kanë qenë jashtëzakonisht të mira, dhe të gjitha këto e kanë shtyrë “Zgjoin” drejt Oscars”, ka thënë aktorja.

Gashi, thotë se e ka pritur se “Zgjoi”, do të shkoj në Oscars, pasi që po të shkonte ndonjë film tjetër nga Kosova sipas saj nuk do të kishte as logjikë.

Ajo thotë se “Zgjoi” në botë ka luajtur edhe rolin e një diplomati kulturor, duke bërë kështu që të njihet kultura e historia e Kosovës.

“Njerëzit për shkak të Zgjoit, janë interesuar se ku është Kosova, pastaj çfarë ka ndodhur në Krushë, çfarë ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovë, kush është zonja Fahrije Hoti, e  çka është ajvari”, është shprehur ajo.

Gashi thotë se për të ka qenë nder jetësor të portretizoj Fahrije Hotin në film dhe të bashkëpunoj me regjisoren Blerta Basholli.

Tutje, aktorja tregoj që filmi do të vazhdoj rrugëtimin e tij në botë, ku më 24 shkurt do të shfaq premierën në Australi, pastaj në pranverë në Angli e Gjermani.