Rozë

Yllka Gashi: Asnjë serial s’ka arritur t’ia kalojë “Familjes Moderne”

Familja Moderne

Është e njohur për rolin e saj në serialin vendor “Familja modern”, por suksesi i saj tashmë është ndërkombëtare më filmin “Zgjoi”.

Bëhet fjalë për aktoren, Yllka Gashi, e cila është duke e vazhduar me suksese profesionin e saj.

Pavarësisht që kanë kaluar disa vite nga përfundimi, ajo ka thënë se “Familja Moderne” mbetet seriali vendor më i suksesshëm.

“E kujtoj me dashni, mall e mirënjohje, se kemi punu gjatë kohë, 10 vjet. E mbaj mend që njerëzit blejshin agregata për me e pa familjen moderne. Jam e lumtur që kam pasur fatin të jem pjesë e saj, shpresoj të bëhen edhe projekte të tjera me ia kalu “Familjes moderne”, në aspektin e cilësisë, por fatkeqësisht jo, në asnjë aspekt. Nuk kam pa diçka që e ka tejkalu “Familjen Moderne”, u shpreh ajo në Kanal 10.

Aktorja, Yllka Gashi

Ndryshe, filmi “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të nominimeve “Oscars 2022”.

I njëjti është nën regjinë e Blerta Bashollit, derisa renditet në kategorinë e “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”./SHQIP.com