Yllit i është zbehur shkëlqimi
Publikuar:
(25.09.2022 19:51:07)

Në dy vitet e fundit – Superliga e Kosovës në basketboll ka pasur një kampion: KB Ylli.
Por, gjërat nuk po shkojnë mirë në sezonin e ri – për skuadrën nga Suhareka.
Tri humbje – në po aq ndeshje të zhvilluara është një alarm i kuq.
Në xhiron e parë pësoi nga Rahoveci, më pas u mposht nga Prishtina, teksa sonte u mposht në Pejë

Por, kjo nuk është e gjitha.
Yllit i janë shuar ëndrrat edhe për kualifikim nga Liga e Kampionëve – pasi nuk triumfoi dot ndaj Benficës.
Mbetet të shihet – nëse në Suharekë do të zbarkojnë përforcime të reja – pasi konkurenca në këtë sezon është e “zjarrtë”.
Lider suprem në Superligë është Trepça – pasi është ekipi i vetëm pa humbje./Shqip.com