Sport Ndërkombëtar

Ylli udhëton për në Izrael, të mërkurën zhvillon ndeshjen kundër Hapoel Galil

Skuadra nga Suhareka, Golden Eagle Ylli gjatë mbrëmjes së sotme është nisur për në shtetin e Izraelit ku të mërkurën pritet të ballafaqohet kundër ekipit të Hapoel Galil.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në kuadër të FIBA Europa Cup.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara Ylli gjendet në pozitën e fundit me katër pikë të grumbulluara pas tre ndeshjeve ndërsa skuadra nga Izraeli gjendet në pozitën e dytë me një pikë më shumë.

Ndeshja Golden Eagle Ylli- Hapoel Galil nis nga ora 16:30.

/Shqip.com