Sport Shqiptar

Ylli “shijon” humbjen e dytë

Aventura e Golden Eagel Yllit të Evropë nuk po shkon siç duhet.

Kampioni i Kosovës ka humbur edhe ndeshjen e dytë në FIBA Europe Cup.

Niners Chemnitz arritën që ta mposhtin Yllin me rezultat bindës 90:60.

Dominimi i vendasve filloi që në çerekun e parë ku fituan 25:13, historia ishte e njëjta edhe në periudhën e dytë me Niners Chemnitz që triumfuan me shifrat 26:13.

Pjesa e dytë ishte më e barabatë, por prapë më të mirë ishin Chemnitz.

Çereku i tret i takoi atyre me rezultat 25:15, periudha e fundit ishte e vetmja që u treguan më të mirë ylli duke e mbyllur me shifrat 19:17.

Më i miri në ndeshje ishte Arnas Velicka me 19 pikë, kurse te ylli u dallua Rashun Davis.

Ylli gjendet në vendin e fundit, kurse Niners Chemnitz janë një pozitë më lartë.

/Shqip.com