Sport Shqiptar

“Ylli nuk po zbret nga qielli”

Tjetër fitore për Yllin

Kampionët nuk po ndalen. Tjetër ndeshje, tjetër fitore.

Pasi e mposhtën Trepçën në xhiron e kaluar, Ylli triumfoi edhe ndaj Bashimit, me rezultat 78-61.

Në këtë takim, vendasit ishin më të mirë nga fillimi dhe nuk e vunë në dyshim për asnjë moment epitetin e fituesit.

Basketbollisti më i dalluar në parket – te skuadra nga Suhareka ishte Henrik Sirko i cili regjistroi këto statistika: 19 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime.

Paraqitje të pari zhvilloi edhe Gëzim Morina me 19 pikë e gjashtë kërcime.

KB Ylli – foto nga e kaluara

Në anën tjetër, te Bashkimi – më të mirët ishin Valon Bunjaku me 24 pikë e pesë kërcime dhe Anton Kazarnovski me nëntë pikë dhe 11 kërcime.

Në përgjitjësi, Ylli ka shënuar 12-të fitore deri më tani, teksa është mposhtur 12-të herë.

“Xhebrailt” prijnë në tabelën klasifukuese, me 28 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Peja e vendit të dytë.

Kurse, Bashkimi ka tetë fitore dhe po aq humbje. “Arpaxhikët” gjenden në vendin e katërt, me 24 pikë të grumbulluara. /Shqip.com

Tabela e Superligës