Sport Shqiptar

Ylli nuk po njeh kundërshtar

KB Ylli

KB Ylli nuk po ndalet dot.

Kampioni në fuqi ka mposhtur edhe Rahovecin – me rezultat 69-72.

Ani pse “vershtarët” ishin vendas, kjo nuk i ndihmoi në parket.

Rahoveci e nisi më mirë takimin – dhe e mbylli çerekun e parë me rezultat 23-14.

Ama – nuk arriti që të ruaj epërsinë deri në fund.

May be an image of 6 people, people playing sport and indoor
Rahoveci-Ylli

Basketbolistët më të dalluar te Ylli – ishin Chris Harris me 15 pikë e 12 pikë dhe Mikaile Tmusiq me 18 pikë e shtatë kërcime.

Teksa,  te vendasit ndeshje të mirë zhvilloi Musab Mala, i cili shënoi 30 pikë.

Në total – kjo ishte fitoja e 21-të e Yllit në këtë sezon – krahas gjashtë humbjeve të pësuara.

Skuadra nga Suhareka ka 48 pikë, tri më shumë se Peja e vendit të dytë.

Në anën tjetër, Rahoveci është duke e zhvilluar një sezon aspak të mirë – sepse gjendet në vendin e shtatë në tabelë – me vetëm 28 pikë të grumbulluara./Shqip.com

Tabela e Superligës