Sport Shqiptar

Ylli nuk dorëzohet, ngushton serinë gjysmëfinale në 2:1

Kampionët nuk dorëzohen. Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 104:107 (14:25, 28:18, 19:29, 43:35), duke ngushtuar serinë gjysmëfinale në 2:1 të Play-offit. Ndeshja e radhës do të zhvillohet gjatë fundjavës në Therandë.

Pas një fillimi të barabartë, mysafirët filluan shkëputjen, duke e fituar çerekun e parë 14:25. Por vendasit nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë shkrinë epërsinë e mysafirëve, duke kaluar në epërsi 37:36, ndërsa pjesa e parë përfundoi 42:43.

Megjithatë, në periodën e tretë, kampionët sërish ishin më të mirë, ku e fituan këtë pjesë me dhjetë pikë dallim, 19:29, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 61:72. Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesante. Kampionët ngritën epërsinë në 16 pikë dy herë, por kush mendoi se ndeshja ka përfunduar gaboi rëndë. Pejanët luftojnë deri në fund dhe afrojnë shifrat në 104:105, por nuk mundën të bëjnë më shumë, ndërsa Rami Hadar pësoi humbjen e parë në elitë.

Te vendasit u dalluan Larry Thomas me 20 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Jalen Tate me 23 pikë e katër asistime, kurse te mysafirët u dalluan Henrik Sirko me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Wesley Washburn me 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

/Shqip.com