Sport Shqiptar

Ylli mposhtet në Europa League

Golden Eagel Ylli ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në FIBA Europa League.

Hapoel Nofar Galil Elion fitoi me rezultat bindës 93:76 ndaj Kampionëve të Kosovës.

Çereku i parë ishte më i miri për Yllin, pasi e fitoi 23:20.

Por, mysafirët u rikthyen menjëherë në çerekun e dytë duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 12:28.

Edhe periudha e katërt ishte më e mirë për Hapoel Nofar Galil Elion që e mbylli me shifrat 19:24.

Pas dy çerekeve dominim, Ylli u rikthye në periudhën e fundit dhe bëri një garë të mirë duke e fituar me një pikë 22:21.

Më i miri në ndeshje për Yllin ishte Sirko me 16 pikë, kurse për kundërshtarët u dallua Abdul-Malik Abu.

/Shqip.com