Sport Shqiptar

Ylli merr fitoren e parë në Evropë

Golden Eagel Ylli ka arritur të sigurojë fitoren e parë në FIBA Europe Cup.

Kampioni i Kosovës mposhti Brose Bamberg me rezultat 78:81.

Ylli e filloi që nga minuta e parë më mirë, duke triumfuar në çerekun e parë me shifrat 19:27.

Por, periudha e dytë i takoi vendasve të cilët e morën epërsinë, duke fituar me rezultat 20:9.

Çereku i tret ishte i barabartë me asnjë pikë që si ndau skuadrat, 24:24.

15:21 ishte rezultati i periudhës së fundit që e par Yllin të marr fitoren e parë.

Më i miri në ndeshje ishte Christian Sengfelder me 25 pikë, kurse Rashun Davis u dallua te Ylli me 18 sosh.

Ylli tani shkon në kotën e katër pikëve një më pak se lideri.

/Shqip.com