Rozë

Ylli Limani tregon arsyen pse nuk flet për jetën personal

Yll Limani

Ylli Limani vazhdon që të jetë një ndër këngëtarët më të pëlqyer.

Kjo pasi ai “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve me këngët e tij.

Së fundmi ka dhënë një intervistë për Pardon My French, ku tregoi më shumë nga jeta personale dhe profesionale.

Ai tha se çdo herë mundohet që të ruaj privatësinë.

“Jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” tha ai./SHQIP.com