Rozë Ndërkombëtar

Ylli latin shijon plazhin shqiptar para koncertit të madh

Këngëtari i njohur i muzikës latine, Ricky Martin
Këngëtari i njohur i muzikës latine, Ricky Martin

Ylli me famë botërore, Ricky Martin gjatë qëndrimit në Shqipëri, nuk ka mundur të përballoj temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë.

Artisti nga Porto Riko të enjten pritet të mbaj koncert në sheshi “Skenderbej” në Tiranë.

E për t’i ikur temperaturave të larta, 51-vjeçari ka zgjedhur qytetin bregdetar, Durrësin për t’u freskuar.

Autori i hitit “Livin’ La Vida Loca” ka publikuar një imazh nga Durrësi në InstaStory për miliona ndjekës të tij në Instagram.

Ndërkohë, dje me të arritur, Martin tha se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe ka ftuar të gjithë të bëhen pjesë e koncertit të tij madhështor.

/Shqip.com