Sport Shqiptar

Ylli i Napolit viziton klubin Ramiz Sadiku

Amir Rrahmani gjatë vizitës në klubin "Ramiz Sadiku"

Ylli i përfaqësueses së Kosovës dhe i skuadrës së Napolit, Amir Rrahmani, të mërkurën ka vizituar klubin e fëmijërisë së tij, Ramiz Sadikun, shkruan Shqip.com.

Kapiteni i Kosovës u prit nga përgjegjësi i klubit, Agron Mecinaj dhe nga stafi i klubit.

Rrahmai përcjelli nga afër seancën stërvitore të 16-vjeçarëve, ku më pas iu tregoi se si kishte debutuar si 16-vjeçar në ekipin e parë të Ramiz Sadikut.

Ylli i përfaqësueses dhe shumë yje tjerë kanë dalë nga akademia e kësaj skuadre./Shqip.com