Sport Ndërkombëtar

Ylli i Leipzigut refuzon Chelsean, pret ofertën e Real Madridit

Futbollisti Christopher Nkunku nuk dëshiron të transferohet te skuadra e Chelseat vitin e ardhshëm, njofton “Bild” të hënën.

Bëhet e ditur se Nkunku ka refuzuar kalimin te Chelsea, pasi po preferon që karrierën ta vazhdojë te Real Madridi.

Mësohet se Nkunku është në pritje të ofertës nga Reali dhe për këtë arsye ka refuzuar Chelsean dhe nuk është i interesuar të kthehet te Paris Saint-Germaini.

Francezi 24-vjeçar në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga Leipzigu, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Nkunku ka kontratë deri në vitin 2026 me ekipin gjerman, ndërsa këtë edicion ka shënuar 16 gola në 22 paraqitje.

/Shqip.com