Ylli i Kosovës e uron 15-vjetorin e Pavarësisë
Publikuar:
(17.02.2023 12:41:05)

Sulmuesi i klubit spanjoll (Mallorca), Vedat Muriqi ka uruar Pavarësinë e Kosovës përmes rrjeteve sociale.
Muriqi ka publikuar një foto ku shënohet “17 shkurt, Dita e Pavarësisë së Kosovës”, kurse këtij publikimi i ka dhënë edhe një mbishkrim, “15 vite shtet…”.
Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik te ekipi i Mallorcas në La Liga dhe është bërë një nga lojtarët më të pëlqyer. Përveç kësaj, atij i është vendosur edhe nofka “Pirati”.
15 vite shtetë!!! pic.twitter.com/MEfZT2vThn
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) February 17, 2023
/Shqip.com