Ylli i James Bond i dhuron 10 mijë paund tre baballarëve pasi vajzat e tyre kryen vetëvrasjeve
Ylli i James Bond, Daniel Craig, i ka dhuruar “në mënyrë të fshehtë” 10 mijë paund për tre baballarë në një shëtitje bamirësie prej 300 kilometrash në kujtim të tre vajzave të tyre të vogla, të cilat kryen vetëvrasje.
Ylli i No Time To Die “nuk po kërkonte ndonjë falënderim” me gjestin e bërë dhe thjesht donte të bënte një ndryshim, sipas bamirësisë Papirus të parandalimit të vetëvrasjeve.
Andy Airey nga Cumbria, Mike Palmer nga Manchester i Madh dhe Tim Owen nga Norfolk thanë se dhurimi nga aktori 53-vjeçar britanik ishte një surprizë e mirëpritur.
“Si baballarë kemi tre histori të ndryshme për të treguar, por secila ka të njëjtin përfundim tragjik, humbjen shkatërruese të një vajze nga vetëvrasja,” tha Airey, vajza e të cilit, Sophie vrau veten në 2018.
“Daniel Craig është prekur qartë nga dhimbja e papërshkrueshme që ne dhe familjet tona po vuajmë, dhe dëshiron të na ndihmojë të nxjerrim diçka pozitive nga shkatërrimi i plotë i humbjes së një fëmije nga vetëvrasja”.
“Ne nuk mund t’ju falënderojmë sa duhet, dhe çdo qindarkë që mbledhim në çdo hap të udhëtimit tonë do të ndihmojë për të shpëtuar të rinjtë që po luftojnë me jetën” tha Palmer, i cili humbi vajzën e tij nga vetëvrasja në mars të vitit 2020.
Grupi po planifikon të përfundojë sfidën e tyre në 15 ditë, mesatarisht 20 kilometra në ditë.
Ata shpresojnë të përfundojnë më 23 tetor dhe t’iu ndihmojnë të rinjëve anë e mbanë që vuajnë nga depresioni dhe konsiderojnë vetëvrasjen si zgjedhjen e tyre të vetme. /SHQIP.com