Sport Shqiptar

Ylli i futbollit kërkohet nga Ferensvaroshi, Tirana pretendon 1 milion euro

Sulmuesi shqiptar, Redon Xhixha duket se i ka bërë gati valixhet për tu larguart nga Tirana.

Klube arabe dhe kroate kanë kohë që e joshin, por së fundmi ka fituar terren Ferencvaroshi.

“Panorama Sport” mëson se për Xhixhën kanë interes disa klube, por favorit mbeten hungarezët e Ferencvaroshit.

33-herë kampionët e Hungarisë janë vënë në ndjekje të 24-vjeçarit që nga sezoni i kaluar dhe duket se janë bindur plotësisht tani për të bërë një sakrificë për kartonin e Xhixhës.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka kërkuar afro 1 milionë euro për autorin e 11 golave këtë sezon (më i miri në Superiore), por hungarezët shpresojnë ta mbyllin për 500 mijë ose diçka më tepër.

Mësohet se kanë gjetur deri tani një marrëveshje duke futur edhe një përqindje të kartonit në mes, por ka ende detaje të pazgjidhura që akordi të quhet i mbyllur.

/Shqip.com