Rozë Ndërkombëtar

Ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në shtrat vetëm pak ditë para martesës

Carroll me menaxheren

Ish-lojtari i Liverpool-it, Andy Carroll, u kap duke u çiftuar me një tjetër në shtrat, vetëm disa ditë para ceremonisë së martesës.

Lajmi është publikuar fillimisht nga “The Sun”, ku duket qartë se 33-vjeçari është shtrirë në shtrat me një grua tjetër që nuk është bashkëshortja e tij. 

Carroll është në gjumë ndërsa vajza tjetër ka bërë një selfie me të, raporton Mirror.

Situata ishte e sikletshme pasi Carroll u tha se do të kishte ditën e martesës dy javë më vonë.

Fotoja e sikletshme e Carroll me menaxheren e barit Taylor Jane Wilkey është realizuar pas një dite festimi në klubin e Dubait Cove Beach. 

Është raportuar se ai e ftoi atë dhe dy shokët në një vend tjetër përpara se të kthehej në hotelin e tij për një festë pas.

Vajza në foto është shprehur se asgjë nuk është ashtu siç duket, pasi ka qenë vetëm një shaka.

“Foton e bëmë për shaka. Unë nuk kam fjetur me të, kam qenë me një shokun tim në dhomën e tij. I kemi vënë muzikë dhe e ka zënë gjumi direkt pasi ishte i lodhur. “Foto që e kam bërë për shaka. asgjë seksuale nuk ka ndodhur”.

Por miqtë e Andit dhe Billit i thanë The Sun: “Kjo është e turpshme me dasmën kaq afër… asgjë e tmerrshme nuk ndodhi. E gjithë kjo është një kohë shumë e keqe me dasmën kaq afër.”