Sport Shqiptar

Ylli – gati për rrugëtimin drejtë Ligës së Kampionëve

KB Ylli

Kualifikimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve – është qëllimi i KB Yllit.

Por, për ta arritur këtë – duhet kaluar një rrugëtim të gjatë.

Kampioni i Kosovës do të përballet me Benficën – të mërkurën, me fillim nga ora 22:00 në Lisbonë.

Nëse – skuadra nga Suhareka arrin ta mposhtë gjigandin portugez – passtaj do përballet me Keravnos – ekip nga Qipro.

E, nëse e kalon edhe kundërshtarin e dytë – pastaj do të takohet me fituesin e ndeshjes Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg.

Katër skuadrat fituese nga kjo fazë do t’i bashkohen 28 të tjerave për të formuar kështu 32 ekipe që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare të madhe.

Por, edhe nëse KB Ylli nuk kualifikohet dot në Champions, atëherë do të luaj në grupet e FIBA Europe Cup./Shqip.com