Sport Shqiptar

Ylli e kërkon fitoren në Portugali

KB Ylli

KB Ylli e kërkon fitoren sonte në Portugali.

Kampioni i Kosovës -do të përballet me Benficën – me fillim nga ora 22:00 – në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Nëse – skuadra nga Suhareka arrin ta mposhtë gjigandin portugez – passtaj do përballet me Keravnos – ekip nga Qipro.

E, nëse e kalon edhe kundërshtarin e dytë – pastaj do të takohet me fituesin e ndeshjes Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg.

Katër skuadrat fituese nga kjo fazë do t’i bashkohen 28 të tjerave për të formuar kështu 32 ekipe që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare të madhe.

Por, edhe nëse KB Ylli nuk kualifikohet dot në Champions, atëherë do të luaj në grupet e FIBA Europe Cup./Shqip.com