Rozë

Ylli dhe Noziy arrin sukses të jashtëzakonshëm më këngën e re

Noizy dhe Yll Limani

Noizy dhe Yll Limani kanë bashkuar forcat.

Dyshja kanë lansuar mbrëmë projektin më të ri të titulluar “Alkool”, e cila ka ardhur e shoqëruar me videoklip.

Projekti u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku e fansat e tyre saqë akoma pa bërë 24 orë grumbulluan mbi një milion klikime në platformën YouTube.

Lajmi u bë i ditur nga vet Ylli në një postim në Instagram, ku ka treguar se për 19 orë kanë marrë mbi 1 milionë klikime.

Në videoklip vëmendje të madhe ka marrë dhe protagonistja, e cila është modelja e njohur, Sara Kolami.

Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i reperit, pasi ai ka bashkuar forcat edhe me Loredanën./SHQIP.com