Rozë

Yll Limani ngrit dyshime se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP Albania”

Yll Limani

Këngëtari shqiptar, Yll Limani, është ndër këngëtarët më të përfolur në mediat rozë.

Së fundmi përmes rrjetit social Instagram, Ylli ka listuar gjërat e sigurta për karrierën e tij këtë vit.

Ai ka zbuluar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, e që fituesin e dërgon në Eurovision.

“Nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovision”, ka shkruar Ylli në një postim.

Ndërkaq, ai ka etiketuar Arbana Osmanin, në postimin e tij.

Me këtë Ylli ngriti dyshime se do të jetë pjesë e “Big Brother Albania”.

/Shqip.com