Rozë

Yll Limani dhe Ermal Fejzullahu paralajmërojnë super bashkëpunim

Ermal Fejzullahu dhe Yll Limani

Këngëtarët, Ylli Limani dhe Ermal Fejzullahu janë ndër zërat më të njohur të muzikës shqiptare.

Ata në Instagram kanë njoftuar që kanë bashkuar forcat për ta sjellë bashkëpunimin projektin e titulluar “As 1 Minutë”, të vizualizuar më videoklip.

“Po vjen se shpejti”, ka shkruar Ermali në mbishkrimin e paralajmërimit, por duke mos japur detaje më tepër.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu)

Ndryshe, projekti i fundit i Ermalit është bashkëpunimi me Gjiko-n, “Sa t’kom dasht”, këngë e cila deri më tani numëron mbi 17  milion klikime.

Ndërsa projekti i fundit i këngëtarit Ylli Limani është bashkëpunimi me Elvana Gjatën: E di x Marre, këngë të cilat ishin hite verore dhe po vazhdojnë të dëgjohen ende./SHQIP.com