Sport Shqiptar

Ylber Ramadani, “Gennaro Gattuso” i Lecces

Mediet italiane vazhdojnë t’i bëjnë jehonë transferimit të Ylber Ramadanit te Lecce, ku e shohin si një lojtar që do të zgjidhë “hallet” e mesfushës. “Tuttomercattoweb” e vlerëson lojtarin e Kombëtares shqiptare për karakterin e tij, duke e krahasua me Gennaro Gattuson.

Për Ylber Ramadanin nuk do të jetë e lehtë të shkëlqejë te Lecce. Mesfushori shqiptar do të ketë për detyrë të zëvendësojë Morten Hjulmand, gjithnjë e më afër Sportingut të Lisbonës, por ai nuk mund të jetë “klon” i danezit.

Karakteristikat e mesfushorit të kërkuar edhe nga Hellas Verona janë të ndryshme nga ato të Hjulmand, i cili është më shumë se një kokë mbi ish-lojtarin e Partizanit në Superiore, por paguan diçka për sa i përket efektivitetit në goditje, agresivitetit, karizmës, forcës dhe rezistencës.

Kushdo që e ka parë Ramadanin të luajë guxon ta krahasojë atë me Gennaro Gattuso.

Jo vetëm futbolli, mentaliteti është sekreti i tij.

Ramadani është një futbollist që ka udhëtuar shumë. I lindur në Starnberg të Gjermanisë, ka prindër nga Kosova dhe është me kombësi shqiptare.

Përveçse ka luajtur në Kosovë dhe Shqipëri, ai më pas ka pasur aventura në ekipe në Danimarkë, Hungari dhe Skoci.

Në fakt, Lecce e bleu nga Aberdeen për 1.2 milion euro.

/Shqip.com