Sport Shqiptar

Yjet e Sportit, Rama i dorëzon medalje Sylvinhos: Brazilianin do e bëjmë shqiptar

Mbrëmja Gala, e kthyer tashmë në një traditë nga Federata Shqiptare e Futbollit që i dedikohet protagonistëve kryesorë të futbollit të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës gjatë vitit 2023, u zhvillua këtë të shtunë.

I pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama i cili teksa i ka dorëzuar medaljen trajnerit të kombëtares Sylvinho u shpreh se është bërë gjithçka që sportistët të kenë më shumë lehtësi, duke theksuar se vendi është në një proces për ta çuar sportin në një nivel tjetër.

“Falënderoj presidentin e komitetit olimpik europian i cili na nderon sot me praninë e tij se bashku me sekretarin e përgjithshëm.

Rastësia e do që njëri të jetë grek dhe tjetri italian. Kështu grek italian shqiptarë jemi në një familje kemi dhe një brazilian për të mos prishur syrin e keq.

Nëse grekun dhe italianin do t’i leme siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar se e kemi ndarë mendjen bashkë me presidentin e FSHF. Edhe ai e ka pranuar me kënaqësi të marrë nënshtetësi shqiptare. “

Gjithashtu, numri një i qeverisë theksoi se do ketë bashkëpunim të plotë me Federatën Shqiptare të Futbollit, në prag të Europianit.

“Ne i kemi dhënë mbështetje edhe FSHF-së për të pasur lehtësi për Europianin.

Unë besoj se më e mira është e gjitha përpara dhe besoj se jemi në një proces. 

Në emër të të gjithëve ju, falenderoj Presidentin e Komitetit Olimpik Europian, i cili na nderon sot me praninë e tij”.

/Shqip.com