Sport Ndërkombëtar

Yjet e Real Madrid nisen për në Manchester

Lojtarët madrilien rrugës për Manchester

Skuadra e Real Madrid para pak minutave është nisur për në Mançester, ku nesër zhvillon gjysmëfinalen e dytë ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League.

Të përsgjedhurit e Carlo Ancelottit janë nisur për në Angli, dhe aty në grup shihet edhe mbrojtësi i rikthyer nga lëndimi, Ferland Mendy.

Mendy ishte startues në ndeshjen e fundit të ekipit spanjoll në La Liga dhe pritet që të ketë minuta edhe për ndeshjen e vlefshme që zhvillohet të mërkuren në “Etihad”.

Përveç Mendyt, i pati që u fut në aeroplan ishte Karim Benzema, i cili mungoi në ndeshjen e fundit për shkak se trajneri italian vendosi ta pushonte.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi me barazim 1 me 1 në “Santiago Bernabeu”.

/Shqip.com