Sport Ndërkombëtar

Yjet e futbollit shkruajnë mesazhe prekëse për ndarjen nga jeta të Peles

Vdekja e Peles, atij që është konsideruar mbret i futbollit, ka nxitur edhe reagimet e futbollistëve të njohur.

Pele ka vendur të enjten pasi kohëve të fundit ishte i shtrirë në spital. Ai është shuar në moshën tetëdhjetë e dy vjeçare.

Braziliani i Neymar ka thënë se Pele ka ikur por magjia e tij do të mbetet.

“Përpara Pele, 10 ishte vetëm një numër. E lexova këtë fjali diku, në një moment të caktuar të jetës sime. Por kjo fjali, e bukur, është e paplotë. Unë do të thoja se para Pelé futbollit ishte thjesht një sport. Pele ndryshoi gjithçka. Ai e shndërroi futbollin në art, argëtim. Ai u dha zë të varfërve, njerëzve me ngjyrë dhe mbi të gjitha: ai i dha shikueshmëri Brazilit. Futbolli dhe Brazili ngritën statusin e tyre falë Mbretit! Ai ka ikur, por magjia e tij do të mbetet. Pele është i përjetshëm!!”, ka shkruar futbollisti i PSG.

Cristiano Ronaldo ka thënë se Pele nuk do të harrohet kurrë.

“Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e z. Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që aktualisht përfshin gjithë botën e futbollit. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë nga dje, sot, përgjithmonë. Dashuria që tregonte gjithmonë për mua ishte reciproke në çdo moment që ndamë, qoftë edhe nga larg. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej futbolldashësve. U prefsh ne paqe mbreti Pele”, ka shkruar Ronaldo.

Më i shkurtër ka qenë Lionel Messi.

“Pusho në paqe, Pele”, ka shkruar argjentinasi.

Francezi Kylian Mbappe ka thënë se trashëgimia e Peles nuk harrohet.

“Mbreti i futbollit na la, por trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë. Pusho në paqe mbret”, ka shkruar Mbappe.

Polaku Robert Lewandowski ka shkruar qielli tashmë ka një yll të ri.

“U prefsh në paqe Kampion. Qielli ka një yll të ri dhe bota e futbollit humbi një hero”, ka shkruar ai.

Një reagim ka ardhur edhe nga klubi i Barcelonës.

“Barça shpreh dhimbjen për vdekjen e “Rei” Pele, një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai e bëri futbollin më të madh se kurrë. U preftë në paqe”, thuhet në reagimin e klubit katalonas.

/Shqip.com