Rozë

Yjet e estradës shqiptare urojnë Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë

Vipat shqiptar

Sot bëhen 15 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur.

E në këtë ditë Kosova ka pranuar urime të shumta, por që nuk kanë munguar edhe nga figurat publike.

Fifi, Ermal Fejzullahu, Leonora Jakupi, Rita Ora, Beatrix Ramosaj, Dj Dagz, Sarah Berisha, Butrint Imeri, Getuar Selimi, Arjola Demiri, Dhurata Dora janë disa nga figurat që kanë uruar për 5 vjetorin e shpalljes shtet.

Ata kanë postuar fjalë, dedikime, emblema kombëtare dhe flamurin shtetëror për të shënuar këtë ditë të veçantë për qytetarët e Kosovës.

Ndryshe, shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

/Shqip.com