Sport Ndërkombëtar

Yjet do mbesin në Madrid

Vinicius Junior

“Mbretërit” nuk do i lënë yjet të ikin.

Real Madrid ka filluar negociatat për rinovimet e Vinicius, Rodrygo dhe Militao.

Dhe gjithçka po shkon sipas planeve – shkruan Mundo Deportivo.

Madje, sipas të njëjtit medium – shumë shpejtë do bëhen publike kontratat e reja.

Krahas këtyre tre rinovimeve, galaktikët po punonojn edhe për Benzemën deri në vitin 2024 dhe duket se sulmuesi francez është i gatshëm të vazhdojë. 

Nacho nga ana e tij është në pritje të takimit me klubin dhe Kroos tashmë ka thënë se preferon të presë deri në vitin 2023, kur i përfundon kontrata, për të vendosur të ardhmen e tij.

Teksa, kontrata e Marco Asensio dhe Ceballos përfundon në vitin 2023, por të dy mund të largohen nga “Santiago Bernabeu” këtë verë.