Lajme

“Xibraka” dhe Xhaçka ndezin debatet, Bardhi përplaset me Nikollën

Që në nisje Konferenca e Kryetarëve u shoqërua me debate mes kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares, Lindita Nikolla.

Bardhi i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të fusë në rend të ditës interpelancën me kryeministrin, me pretendimet se vëllai i tij, Olsi Rama, është përfshirë në trafikun e drogës në laboratory e kokainës në Xibrakë.

Po ashtu është kërkuar dhe mbledhja e Byrosë së Kuvendit për shqyrtimin e mandatit të deputetes së Olta Xhaçkës.

DEBATET ME DYER TË MBYLLURA

Bardhi, Nikollës: Kushtetuta dhe Rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke shndërruar Republikën parlamentare në Republikë kryeministrie. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë, ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese.

Nikolla, Bardhit: Interpelanca nuk parashikon çështje personale.

Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk jaë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllanë e tij, apo pse i ka vënë mbrojtje nga Garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e Gardës.

Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Keni nxjerrë justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese është praktikë e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni.

Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.

Nikolla: Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.

Bardhi: Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend, por ju kërkoni ta zvarrisni.

/Shqip.com