Rozë

Xhuliana Nura, akuza të rënda ndaj Ilir Shaqirit

Në emisionin “Pardon My French” ishin çifti i njohur i spektaklit të kërcimit, Juliana Nura dhe Dion Gjinika.

Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar, pas një përballje në “dance off” me Irgenin dhe Joanën. Në radio dyshja zbuluan më shumë detaje në lidhje me vazhdimësinë e angazhimeve të tyre pas spektaklit dhe jo vetëm.

Në emisionin “Fan Club”, me Kiara Titon, kujtojmë se Juliana u shpreh se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje.

Sipas saj ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte sepse së bashku me balerinin e saj Dionin, ishin një çift që çdo puntatë kishin vlerësime të mira.

Por si ndihet ajo tani që kanë kaluar edhe disa ditë?

Juliana: “Mirë që e keni pëlqyer, të gjithë janë zhgënjyer nga dalja jonë por fatëkeqësisht kështu deshi juria. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e shokuar këto tre-katër ditë. Nuk e prisja fare. Normal sepse unë kisha ardhur për të fituar.”

Elona Duro e ka pyetur më tej Julianën nëse i ka rënë pishman gjërave që ajo ka thënë deri tani dhe ajo u përgjigj duke thënë:

“Jo, asnjëherë! Unë jam një person që kur e flas diçka i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me “sex jokes” që bën ai.”

Elona: Janë dy gjëra të ndryshme të jesh njeri negativ dhe të kesh vlerësuar negativisht.

Juliana: “Jo, vlerësimin e ka dhënë gjithmonë ashtu-ashtu. Siç e thashë edhe në intervista të tjera unë mendoj se duke pasur Dionin balerin, nuk e di pritshmëritë e mija ishin pak më ndryshe. Nuk jam zhgënjyer vetëm unë por shumë njerëz që na kanë përcjellë dhe e kanë dashur çiftin Dion-Juliana. Kjo është ajo e vërteta dhe shihet, unë gjithmonë e them që kur merr diçka për bazë duhet të shihen klikimet, komentet, votimet.”

/Shqip.com