Rozë

Xhuli zbulon historinë prekëse me ish-partnerin e saj

Juliana Nura është një nga personazhet më të përfolura në Big Brother Kosova.

Ajo së fundi ka ndarë një histori prekëse me Melisë për ish-të dashurin e saj gjatë qëndrimit në Londër.

Juli ka zbuluar se nuk është ushqyer për tri ditë me radhë pas një sfide problematike me të.

“Sapo erdha në Londër, ka qenë një moment që unë tre ditë kam ndenjur pa ngrënë bukë, vetëm ujë të punës dhe gjërat që kishim mundësinë t’i merrnim pa para, me ato kam shkuar deri sa s’më ka dal paga, sepse krejt paratë i kishte ai”, ka thënë Xhuli.

Ajo tha se ish-partneri i kishte marrë të gjitha.

“Ma morri kartelën, të gjitha mi morri, as pasaportë nuk kisha. Është një jetë shumë e vështirë. Jam shqiponjë, sepse jeta më ka bërë shqiponjë. Nesër vajza ime nuk do doja të bëhej si unë, sepse bëhesh aq e ftohtë nga ndjenjat”, ka shtuar ajo.

/Shqip.com