Xhudisti Shpat Zekaj në çerekfinale
Publikuar:
(01.07.2022 12:41:13)

Sukseset në xhudo nuk kanë të ndalur për Dardanët në Lojërat Mesdhetare.
Kësaj radhe, ishte xhudisti Shpat Zekaj që garoi në luftën e tij me fillim nga ora 12:00.
Zekaj pati përballë italianin, Enrico Bergamelli, në kategorinë 100 kilogramë.

Pasi një luftimi 25 minutësh, atë arriti ta mposhte në ‘Golden Score’ apo ‘shënim të artë’.
Më këtë fitore, Zekaj u kualifikua në çerekfinale.

Nga ana tjetër, Kosova ka grumbulluar deri më tani pesë medalje, duke përfshirë dy të arta dhe të bronzta përmes xhudos dhe një e bronztë në boks.
Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje. /Shqip.com