Xhiroja e fundit në elitën e basketbollit, përsëritet finalja e Ligës Unike
Në fundjavë do të zhvillohet edhe xhiroje e fundit e Superligës së Kosovës në Basketboll, ku edhe do të përcaktohet renditja përfundimtare.
Takimi i parë zhvillohet të premten në mes të Dritës dhe Bashkimit, me këta të fundit që kërkojnë ta sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit Kosovar.

Gjilanasit kanë 27 humbje në po aq ndeshje dhe edicionin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë.
Kurse prizrenasit janë në vendin e gjashtë me 11 fitore e 16 humbje dhe kërkojnë ta shmangin vendin e gjashtë që i dërgon në barazh.
Rahoveci do të përballet me Trepçën dhe patjetër i duhet një rezultat pozitiv për të “ëndërruar” qëndrimin në Superligë.

Mitrovicasit kanë 18 fitore e nëntë humbje dhe synojnë vendin e dytë, që siguron gjysmëfinalen, kurse Vreshtarët janë në pozitën e shtatë dhe nëse humb Bashkimi do të tentojnë të renditen në vendin e gjashtë.
Të dielën përballen kampioni kundër nënkampionit, Golden Eagle Ylli – Peja, që u takuan edhe në finale të Ligës Unike, ku fituan pejanët 72:89, duke u fituar trofeun e kësaj gare.

Therandasit kanë siguruar vendin e parë me 21 fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e nëntë humbje, aq sa kanë edhe mitrovicasit, që renditen në vendet dy, përkatësisht tre.
Takimi i fundit për këtë xhiro është mes Prizrenit 16 dhe Prishtinës, që me gjasë do të luajnë edhe në çerekfinale të “Play-off”-it.

Prizrenasit kanë 42 pikë, kurse prishtinasit 41, andaj do të jetë një test para garave shtesë./Shqip.com
