Sport Shqiptar

Xhiroja e fundit e Superligës: Lufta për t’iu shmangur barazhit

Në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës, katër skuadra do të luftojnë për t’iu shmangur vendit të tetë.

Kush bie në vendin e tetë do të duhet që të zhvillojnë edhe një ndeshje në barazh për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

Malisheva, Drenica, Dukagjini dhe Prishtina kërkojnë fitore me çdo kush.

Skuadra nga kryeqyteti do të përballet me Llapin që është një pozitë më lartë.

Prishtina renditet e peste, me Llapin që është e katërta.

Malisheva e Dukagjini luajnë në përballjen direket për t’iu shmangur barazdzhit.

Të dyja skuadrat kanë formë të mirë dhe nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Drenica ndoshta në letër e ka përballjen më lehtë, pasi ndeshjet me Feronikelin që tashmë ka rënë nga liga.

Ndeshjet e tjera që zhvillohen janë: Ballkani – Gjilani dhe Drita – Ulpiana./Shqip.com