Xhiroja e 26-të: Prishtina përballet me Dritën, Ballkani luanë me Drenicën

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me xhiron e 26-të në fundjavë.
Derbi i kësaj xhiroje padyshim do të jetë përballja ndërmjet Dritës dhe Prishtinës që zhvillohet të dielën.
Drita po kalon një stinor më të mirë, por në ndeshjet e fundit nuk ka marrë rezultate të mira.
Në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, me dy humbje dhe dy barazime.
Nga ana tjetër Prishtina në pesë ndeshjet e fundit ka një humbje, dy fitore dhe dy barazime.
Një ndeshje mjaft interesante pritet të jetë edhe përballja ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit.
Llapi gjendet në vendin e katërt me 41 pikë, kurse Dukagjini është në vendin e tetë.
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00.
Të shtunën përballen edhe Feronikeli me Ulpianën dhe Malisheva me Gjilanin.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është ajo ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës.
Kjo përballje zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00./Shqip.com
